Të shoh duke fjetur e qetë, mbulesa të ka rrëshqitur nëpër shpinën e lëmuar, flokët e pabindur, buzët gjysmë të hapura, dhe njëra shalë krejt e zbuluar. Nga zhurma ime befas u përmende, sheh rrotull e përgjumur dhe s’më gjen. Hej, jam unë, shiu në dritaren tënde.