Sa herë kam dashur të të marr, por për inat jam menduar gjatë, sa herë kam dashur të të marr, por numrin tënd e fshij çdo natë, sa herë kam dashur të të prek, jam arratisur në kujtime. Ka qenë një kthim prapa në kohë, apo një lojë e mendjes time?

Sa herë kam dashur të të shkruaj, por teksti s’të ka ardhur kurrë. Në vend që ty të t’i drejtoj, i kam shkruar në lëkurë. Sa herë kam dashur të të them çka krenaria ka ndaluar, shpresoj që heshtjes t’ia kesh ndjerë sa shumë, sa shumë i ke munguar.

Sa herë kam dashur të të kem, diçka e fortë s’më ka lejuar. Ç’e do njeriu krenarinë, kur fati i bëhet i kërkuar? Sa herë kam dashur të të vjedh në botën tjetër që zbuluam, por jemi ne, veç dy të marrë, që kurrë s’u ndamë, kurrë s’u bashkuam.