Një tjetër natë pa gjumë. Nuk mbylla sy. Në ëndërr të pashë dhe ti, ashtu si gjithnjë, më nuk ishe e imja. Sot desha të dehesha, por gryka e shishes u thye dhe buzët rrodhën gjak nga kafshimi i kujtimeve të tua. Afër, aq afër sa ne kurrë s’mund të ishim, si nata me mëngjesin që s’puqen kurrë. Kur të hasa sërish, mes një ëndrre të trazuar, dëshira rrodhi, por u ndal te membrana e saj e brishtë. Aroma mbeti pezull, flokët ngatërruar në gishta. Dhe dimri i ftohtë m’u ngjit pas lëkurës, si akulli në fjalët e tua. Trupi yt, fryma jote, janë kaq të ftohta, si për çudi. Eh, kur fantazmat bëhen njerëz, mbeten prapë pakëz gri.