Më merr malli për gjërat që kurrë nuk do t’i kem, siç merr malli qytetin për stinën që s’mbërrin. Një portë e kyçur në ëndërr më thërret, dhe çel me një çelës që s’e kam mbajtur kurrë në xhep.
Më merr malli për fjalët që nuk i thashë dot, për një grua të panjohur që nuk më përshëndet. Për një vend që s’ekziston, veç në hartën time, ku dëshirat janë të shtrira si udhë që s’kanë emër.
Në murin e botës var fjalët e fundit të tua, si relike të humbura nga një luftë e harruar. E di s’do t’i kem më kurrë, por prapë i dua.
Sepse malli s’e mat realen, por mungesën që të shuan.