Sytë e tu ndiznin mister, sikur prisnin përgjigje; zërat e tyre i kuptova. Si aleancë për të rrënuar kala bisedash, heshtja me heshtje iu përgjigj. Nuk t’i dëgjova as ankimet, as shakatë e hidhura, as të bërtiturat nuk i dëgjova dot. Mure të larta shurdhonin fjalët, prandaj nuk dëgjova as të qeshurën, as të qarën, dhe sytë me lot nuk t’i besova. E ndërsa për ty bota rrotullohej, unë ngelja pa tingull; derisa për ty, asgjë më nuk dëgjova.