Po flas për gjëra që ti nuk i vesh më, për trikot e mia të mëdha, për përqafimin, për aromën. Po flas për lëkurën time, që në ato net të çmendura dikur e mbaje veshur. E tani, ti nga çdo gjë e imja fle zbuluar, unë i veshur me trishtim, në çdo vend ku shkoj pa ty, më duket i gabuar.
Mund të dëgjoj të qeshurën tënde sikur të ishte dje, në atë kohë kur jetën e ndiqnim në rrugën e yjeve. Të kujtohet si ishim atëherë? Aq të pamatur, sa dhe njëri-tjetrin e shpërdoronim ndonjëherë.
Po sot si je? Çfarë ëndrre të çmendur ndjek kaq me ëndje? Kur unë keqardhjen pi në mëngjes, kujtimet i tymos në mbrëmje.