Nxitoja rrugës me duar në xhepa. Ç’kuptim kishte, kur dhe degët e palmës qenë këputur, e kishte marrë lumi këtë qytet? Dashuria nuk dihej nga ishte futur, por ne të dy u patëm dashur shumë. Po tani ku jemi ne? Tani që të dua më shumë, syri nuk të sheh. Kushedi ku shtrihesh; me fjalë të ëmbla emrin ta shoqërojë, me të bukurat fjalë të mia, shpresoj të të mungojnë. Por unë e di që do më kujtosh, do më kujtosh, të rrethuar me tym duhani, kur njerëzit të të duken pafytyrë, kur buzëqeshjet të shtiren, ndoshta kur të shihesh në pasqyrë.